Është arrestuar një kosovar në Sarandë pasi dyshohet se në apartamentin e tij mbajti të mbyllur gjashtë turistë italianë për rreth një orë.
Dëmtimi i pajisjeve pretendon se iu bë në kohën kur pushuesit po qëndronin në apartamenin e tij me qira dhe kjo ka qenë arsyeja se pse i ka mbajtur peng.
59-vjeçari që u arrestua, është banor i Prishtinës, ndërsa mbi të rëndon akuza “Heqja e paligjshme e lirisë”, bëhet e ditur në komunikatën e Drejtorisë Policore të Vlorës.