Sarrazin tregon se në CEFTA u miratuan 11 vendime

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin, ka thënë se është lajm i mirë që në CEFTA u miratuan me sukses 11 vendime.

Në një postim në platformën X, ai ka folur për takimin që u mbajt sot në kuadër të CEFTA-s, Kosova u përfaqësuar nga Rozeta Hajdari, ministre e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë.

“Lajm i mirë! Organet në CEFTA sapo vendosën ndryshimin e Rregullores së punës dhe gjithashtu miratuan me sukses 11 vendime”.

“Mezi presim një samit të suksesshëm në Procesin e Berlinit javën e ardhshme”, ka thënë Sarrazin.

Të ngjashme