Sasi e madhe e ujit, bllokohet nënkalimi në afërsi të Preocit

Prishtinë | 10 Jan 2026 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Vështirësi për qarkullim të automjeteve është paraqitur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj, si shkak i reshjeve të shiut.

Klankosova.tv ka siguruar pamje të cilat janë dërguar nga lexuesit, ku shihen i bllokuar nënkalimi në afërsi të Preocit.

Si shkak i sasisë të madhe të ujit, policia ka njoftuar për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në një segment të kësaj rruge.

Ditëve të fundit, Kosova është përballur me vërshime të mëdha të cilat kanë shkaktuar goxha dëme.

Të ngjashme