Sasia e lartë e manganit në Liqenin e Badocit, vazhdon furnizimi me ujë me autobote

Prishtinë | 09 Tet 2024 | 14:42 | Nga Ekonomia Online

KRU “Prishtina” po vazhdon të furnizojnë me autobote në disa pika gjatë periudhës kohore prej 08:00 deri në 22:00.

Kjo për shkak që aktualisht uji nga Liqeni i Badocit nuk pihet si pasojë e sasisë së lartë të manganit.

Këto janë pikat ku po vazhdon furnizimi me ujë:

● Badoci

● Kishnica

● Sushica

● Shashkovci

● Graçanica

● Llapnasella

● Preoci

● Hajvalia

● Veterniku

● Lagjja e Spitalit

● Rruga” Muharrem Fejza”

● Rruga” Ndue Përleshi”

● Rruga” Sokol Sopi”

● Rruga”B” dhe “C”

● Bregu i Diellit në tërësi, etj.

“Krahas kësaj, autobotet po qëndrojnë më gjatë në ndonjë pikë duke pasë parasysh gjithnjë kërkesat më të mëdha. Përveq që ujë për pije po shpërndajmë te qytetarët, fokus janë shkollat dhe kopshtet e fëmijëve. Deri në njoftimin e radhës, mbetet kështu”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme