Akullnajat janë duke u shkrirë shpejt, duke humbur 31 për qind më shumë borë dhe akull në vit se sa që humbnin 15 vjet më parë, sipas matjeve tri dimensionale satelitore të të gjitha akullnajave të maleve në botë.
Shkencëtarët kanë fajësuar ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Duke përdorur të dhënat përgjatë 20 vjetëve të satelitit, shkencëtarët llogaritën se 220,000 akullnajat e maleve në botë po humbin më shumë se 328 miliardë tonë akull dhe borë në vit që nga viti 2015, sipas një studimi në revistën Nature, shkruan AP.
Kjo është sasi e mjaftueshme e masës së shkrirë që rrjedh nëpër oqeanet në ngritje të botës, për ta futur Zvicrën nën gati 7.2 metra ujë çdo vit.
Shkalla e shkrirjes vjetore nga viti 2015 deri më 2019 është 78 miliardë tonë më shumë në vit se sa ishte nga viti 2000 deri më 2004.
Gjysma e humbjes së akullnajave po vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada.
Gati të gjithë akullnajat në botë po shkrihen, madje edhe ata në Tibet të cilët konsideroheshin stabilë, ka gjetur studimi, transmeton Koha. Përveç disave në Islandë dhe vendet skandinave ku ka reshje të shtuara, normat e shkrirjet po përshpejtohen në të gjithë botën.
Disa akullnaja të vogla po zhduken tërësisht. Dy vjet më parë shkencëtarët, aktivistët dhe zyrtarët qeveritarë në Islandë patën mbajtur funeral për një akullnajë të vogël.
Akullnajat në tkurrje janë një problem për miliona njerëz që mbështeten në shkrirjen akullnajore sezonale për ujë të përditshëm dhe shkrirja e shpejtë mund të shkaktojë shpërthime vdekjeprurëse nga liqenet akullnajore në vende si India, ka thënë studiuesi i akullnajave, Romain Hugonnet, udhëheqës i studimit.
Por, kërcënimi më i madh është rritja e nivelit të deteve. Oqeanet veçse po ngrihen sepse uji i ngrohtë zgjerohet dhe për shkak të shkrirjes së shtresave të akujve në Grenlandë dhe Antarktidë, por akullnajat janë përgjegjëse për 21 për qind të ngritjes së nivelit të deteve, më shumë se që janë shtresat e akujve.