Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic ka reaguar pasi që djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur dje teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.
Përmes një shkrimi në Facebook, Janic ka thënë se është i tmerruar nga rasti.
Janic ka thënë se ky është një krim i tmerrshëm e ata që e kanë kryer këtë vepër nuk janë serbë po çnjerëzor.
Ai tutje ka thënë se autorët duhet të identifikohen sa më shpejt, e me që ekziston edhe video një gjë e tillë shton se nuk është e vështirë që të bëhet.