Për më shumë se 40 vjet e ligjëroi lëndën e gjeografisë.
E Shaban Brymës që u pensionua para katër ditëve ka mundësi që t’i kërkohet të merr në dorë përsëri ditarin.
Kjo meqë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, të mërkurën dorëzuan në Ministri një kërkesë që mësimdhënësit e pensionuar të vazhdojnë punën deri në përfundimin e vitit shkollor.
Bryma këtë gjë e konsideron privilegj, njofton Klan Kosova.
Këtë kërkesë drejtuesi I SBASHK-ut e argumenton me tollovinë që do të krijohej me konkurse e mospajtime potenciale.