SBAShK-u e shpall të përfunduar procesin mësimor, për MAShT-in vazhdon, e prindërit nuk dinë gjë

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 17:33 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ashtu siç nisi ky vit me greva dhe parregullsi në arsimin parauniversitar në Kosovë, ashtu edhe po përfundon.

Ministria e Arsimit nuk ka dhënë ndonjë datë zyrtare se kur përfundon procesi mësimor për këtë vit, teksa SBASHK-u ka bërë me dije se ky vit shkollor ka përfunduar më 21 qershor. E prindërit nuk kanë asnjë informatë zyrtare.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, në një intervistë për EkonomiaOnline, ka bërë të ditur se në shumicën e shkollave në nivel vendi procesi mësimor ka përfunduar të premten, më 21 qershor.

“Duke u bazuar ne vendimet e këshillit drejtues të SBASHK-ut që është organi më i lartë në mes dy kongreseve dhe që është zë i mësimdhënësve të Republikës së Kosovës viti shkollor 2018-2019 ka përfunduar me 21 qershor. Ne kemi përcjellë situatën edhe të premten, po edhe sot kemi komunikuar me kryetarët që i kemi në nivelet komunale dhe raportet flasin se pjesa dërmues e institucioneve të arsimit në Kosovë e kanë e kanë respektua zërin e vet gjegjësit vendimin e këshillit drejtues dhe pra në shumicën e shkollave të Kosovës me 21 qershor të këtij viti”, tha ai.

Jashari thotë se për këtë vendim është njoftuar edhe MASHT-i dhe vlen për të gjithë komunat e vendit.

“Vendimi ish dashtë të  vlejë në nivel vendi. As unë si kryetar as kryesia këtu nuk ka sjellë vendime. Ky vendim është kërkesë e mësimdhënësve të Kosovës madje edhe mediat edhe opinioni e di se edhe gjatë grevës këshilli drejtues duke përcjell mendimin e mësimdhënësve grevist kishte thënë se nuk do të ketë kompensim të orëve”.

E gjatë ditës në adresë të EkonomiaOnline kanë mbërritur disa mesazhe nga mësimdhënës e këshilli i prindërve.

Përderisa njëri mësimdhënës njofton prindërit se procesi mësimor ka përfunduar të premten, në tjetrin mesazh prindërit kërkojnë sqarim ngase nuk e din se kur përfundon procesi mësimor.

“Siç jeni ne dijeni mësimi ka përfundua te premten për këtë vit shkollor, prandaj Ju informoi se komunikimin e suksesit dhe shpërndarjen e librezave do ta bëjmë të (enjten) 27.06.2019 nga ora 9:30 deri ne ora 11:30. Ju faleminderit për mirëkuptim! Nxënësve ju uroj pushime te rehatshme me shëndet dhe suksese te vazhdueshme!”

“Përshëndetje. Ju lutem nëse dikush nga ju apo përfaqësuesi  i prindërve të klasës mund te na njoftoj, a ka mësim ketë javë a po jo? Për klasën e tretë jemi të njoftuar nga përfaqësuesi se të premten nga mbaruar mësimi dhe librezat merren ketë të premte. Ketë jave në klasën tonë e di qe kane mbet  të kenë teste në lëndë të caktuara. Në  shkollë isha, por nuk u informova”.

E në një dokument të siguruar nga EkonomiaOnline, thuhet se procesi mësimor duke iu referuar MASHT-it përfundon më 28 qershor.

Të ngjashme