Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit.
Siç ka mësuar Koha Ditore, greva do të mbahet rreth mos realizimit të kërkesave të sindikatës për ngritjen e koeficientit të mësimdhënësve në projektligjin për paga.
Menaxheri për financa në SBASHK, Ymer Ymeri i ka thënë gazetës se për këtë grevë e kanë marrë pajtimin e të gjitha shkollave. Ai ka bërë të ditur se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet, nuk do të nisë gjysmëvjetori i dytë ashtu siç është paraparë nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT).
“Grevë do të ketë të enjten në orën e parë në dy ndërrimet për ngritjen e koeficientit në ligjin e pagave. Të hënën dhe të martën gjatë ditës kemi marrë mendimet e të gjitha komunave dhe shkollave në Kosovë dhe të gjithë janë deklaruar për grevë”, ka thënë Ymeri.
Sindikata ka paralajmëruar për sot në ora 12:00 një konferencë për media ku pritet të bëhen të ditura detajet rreth grevës.
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ka paraparë për të enjten grevë në orën e parë të mësimit.