Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” thotë se me vëmendje po përcjellë zhvillimet në fushën e arsimit, dhe grevën e fundit të organizuara nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).
Pasi konstaton se është për shqetësim niveli i dobët i arsimit, Avonet kritikon SBAShK-un se në vend që të jetë një nxitës pozitiv për të rritur cilësinë e arsimit në vend, ky institucion organizon greva dhe krijon konfuzion në procesin arsimor.
“Siç dihet arsimi në Republikën e Kosovës nuk është në gjendje të mirë, ku ky komunitet i shoqërisë ka gëzuar privilegje të veçanta duke i dalluar prej shumë kategorive tjera, rritje e pagave, mosbalancimin me fushat e tjera, por nuk duhet që SBAShK-u të zgjedhë këtë qasje që te nxënësit do të krijojnë pengesa; po ashtu do të sjellë probleme të theksuara në zbatimin e planeve arsimore”, thekson ky rrjet, nëpërmes një komunikate shtypi.
Avones konsideron se ky proces nuk duhet të krijojë këtë situatë jo të mirë për vendin dhe shoqërinë. Ky rrjet organizatash kërkon nga institucionet përgjegjëse të Kosovës të reagojnë dhe të marrin masa.