SBASHK-u viziton aktorët grevistë të Teatrit Kombëtar: Shqetësohemi që ministri Çeku s’po i takon

Prishtinë | 21 Nën 2024 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Vjollca Shala, sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut Ymer Ymeri dhe zyrtari ligjor, Blendor Shatri e kanë vizituar sot Këshillin grevist të Shoqatës sindikale të Teatrit Kombëtar.

SBASHK-u njoftoi se ata “për së afërmi u njoftuan me kërkesat e grevistëve” dhe “iu shprehën shqetësim për mostakime me Ministrin e Kulturës, Hajrullah Çeku, për realizimin e kërkesave të tyre”.

“Aq më tepër kur kihet parasysh se Teatri Kombëtar është teatër në nivel shteti, kërkesat e tyre janë kërkesa minimale në buxhet, që kostoja mujore është rreth 4 mijë e 600 euro e ka të bëjë me 22 artistë”, thuhet në njoftimin e SBASHK-kut.

“Përfaqësuesit e SBASHK-ut i shprehën mbështetjen Këshillit grevist dhe u zotuan se gjatë ditës do t’i drejtohen me kërkesë ministrit të kulturës, Hajrulllah Çekut, që të ulet me Këshillin grevist dhe të gjejë formën dhe mundësinë për realizimin e kërkesave të tyre në mënyrë që artistët t’i kthehen obligimeve ditore që kanë në punë si artistë”, thuhet tutje në njoftim.

Të ngjashme