Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GSJP) ka mbajtur tryezën me temën “Trajnimi institucional i rasteve të dhunës në familje: Korrik 2023 – Qershor 2024”, raporton Ekonomia Online.
Nicola Scaramuzzo, udhëheqës i Ekipit për të Drejtat Themelore dhe Sundimin e Ligjit, Seksioni i Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, ka njoftuar se ky raport është matur në të gjitha qytetet e Kosovës njëjtë.
Sipas tij, për të pasur implemetim të këtij raporti dhe trajtimin e rasteve, duhet të ketë bashkëpunim Policia e Kosovës, Gjykatat e Prokuroritë.
“Kjo përfshinë ligjet në Gjykatën Komunale si dhe parandalimi dhuna ndaj grave. Implementimi i legjislacionit është edhe implementimi i ligjit. Përderisa prokuroria ka ngritur një numër të madh, gjykata ka një shkallë më të ulët prej 74 përqindje kjo normë është masë e proporcioneve të rasteve. 71 për qind të viktimave nuk kanë përfaqësim ligjor dhe kjo tregon nevojën për qasjen në drejtësi. Matjet janë bërë njëjtë në të gjitha qytetet, në Mitrovicën Veriore, Pejë Prishtinë. Kjo përbënë një shkelje sepse ka mirëbesim mes vete, të dhënat për statusin e viktimave në 70 për qind të rasteve mungon”, tha ai.
Scaramuzzo tha se për të siguruar implementim të plotë të legjislacionit për të mbrojtur viktimën është krijuar data baza për të lehtësuar rastet në koordinimin me policinë, prokurorinë dhe gjykatën.
“Zbatimi i masave ndëshkuese dhe për të siguruar gjykim nëse viktimat janë të përfaqësuar nëpër institucione. Koordinimi po ashtu është i rëndësishëm dhe kërkon qasje më të përgjithshme, adresimi i këtyre sfidave kërkon involvim të institucioneve, viktimave iu duhet një sistem duke filluar nga ajo shëndetësor e gjyqësor. Ka raste ku institucionet publike kanë dështuar t’i mbrojnë viktimat duke quar në dëme serioze. BE-ja vazhdimisht ka mbështetur institucione, kjo iniciativë nevojitet përkushtim i vazhdueshëm për implementim të kornizës së punës”, ka thënë ai.
Renata Bajrami, menaxhere e projektit nga GLPS ka njoftuar se ky projekt paraqet analizë gjithëpërfshirës në trajtimin e rasteve të dhunës në familje.
Po ashtu, ajo njoftoi se janë shënuar 2,856 raste të raportuara të dhunës ne familje, që përfaqëson një rritje prej 4.4% krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin raportuar 2,735 raste.
“Ku raport paraqet një analizë gjithëpërfshirës të kornizës ligjore aktuale. Ky raport është fokusuar në tri institucione, policia, prokuroria si dhe gjykata. Kapitulli i parë ka të bëjë me të dhënat nga Policia e Kosovës, kapitulli i dytë ka fokus në Prokuroritë, kurse i treti ka të bëjë me sjykatat. 2,856 raste te raportuara të dhunës ne familje, që përfaqëson një rritje prej 4.4% krahasuar me vitin e kaluar, kur ishin raportuar 2,735 raste”, tha Bajrami.
Bajrami theksoi se gjatë vitit 2023 ka pasur ndryshime edhe në Kodin Penal.
“Ligji për mbikëqyrje elektronike të personave është në fuqi që nga 2015, por për shkak të buxhetit nuk ka gjetur zbatim. Qeveria e Kosovës duhet të adresojë edhe diskriminimet në baza gjinore. Prishtina dominon nëpër raste të dominuara, 964 është numri i raportuar. Nga 2,856 raste të raportuara, 79% e viktimave janë gra, ndërsa 21 për qind 21% janë burra”, tha Bajrami.
Gjatë periudhës korrik 2023 – qershor 2024, Prokurori i Shtetit raportoi 2,815 kallëzime penale për dhunë në familje në nivel vendi, një ulje prej 354 rastesh krahasuar me periudhën korrik 2022 – qershor 2023, kur u raportuan 3, 169 kallëzime. “Për periudhën raportuese, Prokuroria nga 2,815 kallëzime penale ka ngritur 2,635 aktakuza për veprat penale të dhunës në familje. Sa i përket vendimeve gjyqësore në rastet e dhunës në familje, gjithsej janë trajtuar 57 aktgjykime. Prishtina dominon me 23 raste të publikuara. Gjilani dhe Gjakova paraqiten me numrin më te ulët të aktgjykimeve, me përkatësisht 3 dhe 2 raste. Në nivel të kohëzgjatjes se procedurave Peja ka shënuar një mesatare prej 364 ditësh. Gjakova rezulton me kohëzgjatjen më të shkurtër mesatare prej 88 ditësh”, shtoi Bajrami.
Gjyqtari në Gjykatën e Apelit, Dardan Kadolli ka njoftuar se në bazë të dhënave për periudhën korrik 2023 – qershor 2024, gjykatat kanë pranuar gjithsej 1,145 raste te klasifikuara si dhunë në familje.
“Dhuna në familje është fenomen që ka qenë në kohët e vjetra por paraqitet edhe tani, risia kryesore është ligji për mbrojtje nga dhuna në familje që është bërë në vitin 2023. Deri para hyrjes në fuqi të këtij ligji koncepti i dhunës ka qenë mjaftë ngushtë me partneret intim. Duhet të përmendet gjyqësori nuk mund të shihet si organi i vetëm, Kosova ka nënshkruar Konventën e Stambollit ka rezultuar me raportin gjithëpërfshirës GREVIO që është bërë për Kosovën. Bazuar në të dhënat për periudhën korrik 2023 – qershor 2024, gjykatat kanë pranuar gjithsej 1,145 raste te klasifikuara si dhunë në familje. Nga këto raste të pranuara, 408 janë zgjidhur, ndërsa totali i rasteve të zgjidhura për periudhën raportuese arrin në 856, përfshirë këtu edhe raste të tjera të pranuara para periudhës raportuese, duke treguar se 737 raste mbeten ende të pazgjidhura”, ka thënë Kadolli.
Prokurorja e Prokurorisë Themelore, Vjosa Bytyqi ka potencuar se rastet e dhunës trajtohen me prioritet për shkak të ndjeshmërisë dhe se ndikohen drejtpërdrejtë në marrëdhëniet familjare.
“Janë vepra penale që janë rritje e sipër që ndodhin brenda katër mureve të shtëpisë. Prokuroria mënyra e trajtimit të viktimave në këtë rast i trajton në mënyrë shumë të shpejtë, çdo herë duke u kujdes që veprimet tona të jenë konform dispozitave të ligjit. Sa i përket gjykatave kemi dënime të cilët janë të shqyrtuar nga ana e gjykatave. Prokurori i Shtetit, çdoherë e potencojnë edhe në gjykata që duhet gjykata, duhet ta zbatojë udhëzuesin për politikë ndëshkimore. Rastet të dhunës në familje janë me prioritet dhe trajtohen me prioritet sepse ndikon drejtpërdrejtë në një marrëdhënie familjare”, ka potencuar Bytyqi.