Kasper Schmeichel ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me kampionët e Premier Ligës skoceze, Celtic.
37-vjeçari i cili përfaqësoi Danimarkën në Euro 2024 – do të shpresojë të zëvendësojë Joe Hart si numri 1 i ri i Celtic, pasi Hart u tërhoq në fund të sezonit të kaluar.
“Jam absolutisht i kënaqur që bashkohem me Celtic dhe mezi pres të fillojë. Celtic është një nga klubet e mirëfillta të futbollit në botë, një emër masiv dhe një vend me pasion dhe sukses të vërtetë. Celtic është gjithçka që ka futbolli”, u shpreh Schmeichel.