Mesfushori i Evertonit, Morgan Schneiderlin, ka kujtuar periudhën kur ishte pjesë e Djajve të Kuq nën urdhrat e Louis van Gaal.
Francezi ka thënë se nuk i pëlqente mënyra se si trajtohet nga tekniku holandez dhe idetë e tij nuk i përshtateshin.
“Ishte një përvojë e mirë, por kurrë nuk e kam gëzuar”.
“Van Gaal më bëri të ndjehem si një robot, nuk më lejonte të bëja shumë gjëra në fushë dhe udhëzimet e tij ishin zhgënjyese”.
“Nga udhëzime e tij gjithmonë përfundoja objektiv i kritikave të tifozëve dhe gazetarëve”, ka thënë Schneiderlin në një intervistë për L’Equipe.
Francezi është një nga më të mirët te Evertoni që nga transferimi i tij nga Djajtë e Kuq dhe mund të thuhet lirisht se ai ka rilindur.