Paul Scholes ka folur për gjendjen momentale të ish klubit të tij, Manchester United duke thënë se nuk i beson thashethemet se shkaku i Mourinhos lojtarët me qëllim nuk po luajnë mirë.
“Do të urreja nëse kjo do të ishte e vërtetë se ndonjë lojtarë do të dëshirontë të luante keq”, ka deklaruar legjenda e United.
Scholes e ka quajtur Mourinhon trajner të mirë, kurse për Messin ka thënë se beson që ai nuk do të mund të përshtatej me këtë ekip, ka thënë Scholes për ESPN,përcjell Klan Kosova.
“Besojë se do të mund ta blenim Messin dhe ai do të kishte probleme në këtë ekip”, ka shtuar anglezi.
Tashmë pronari i Salford City, ka zbuluar edhe një pjesë të rinisë së tij.
“E gjeja veten duke pirë të enjten, të premten, të shtunën, të dielën bile edhe të hënën nganjëherë, pija edhe një natë para ndeshjes”, ka bërë të ditur Scholes.
Ai në gusht të këtij viti la karrierën futbollistike në moshën 43 vjeçare.