Ditën e djeshme, aktori i njohur Arnold Schwarzenegger i është nënshtruar urgjent një operimi në zemër.
Ylli i “Terminator”, e ka kaluar me sukses këtë operim dhe tani është në gjendje të qëndrueshme.
Fjala e parë që aktori 70-vjeçar ka thënë pasi ka hapur sytë ka qenë “U ktheva”.
Këtë e ka treguar Daniel Ketchell, asistenti gjeneral i menaxhmentit të aktorit.
Ai në një status të shkruar në rrjetin social Twitter, tregoi se Schwarzenegger është zgjuar, dhe është në gjendje të mirë.
Doktorët ishin përgatitur për të bërë zëvendësimin e valvulave, por meqë dështoi, ata u detyruan ta operonin urgjentisht në zemër të hapur, ndërhyrje kjo që zgjati për disa orë.