Zyra e Prokurorit Special për Krime Lufte në Kosovë, David Schwendiman, nuk ka lëshuar e as që ka kërkuar urdhër për arrestimin apo ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.
Kështu i është thënë gazetës serbe “Vecernje novosti” nga prokurori special.
“Haradinajn e kanë arrestuar autoritetet franceze me urdhër-arrest të Serbisë, të cilën e ka lëshuar vetë ajo. Kjo nuk është bërë me kërkesën time”, ka shtuar ai, transmeton Koha.net.
Schwendiman ka thënë se nuk dëshiron të komentojë hetimet aktuale, si dhe as atë se kush mund të jenë të dyshuarit potencialë ndaj të cilëve mund të ketë aktakuzë, e as kur do të ngrihen këto aktakuza.
“Ende s’kemi arritur atje”, ka theksuar Schwendimen.