Një nga aktorët më të famshëm, por edhe anëtar i Kishës së Scientologjisë, Tom Cruise, në fillim të muaji korrik i ka mbushur 59 vjet.
Ai hyri në ujërat e aktrimit rastësisht për të plotësuar kohën e tij. Gjegjësisht, në shkollën e mesme, duhej të ndalonte mundjen për shkak të lëndimit, kështu që u bashkua me grupin e dramës shkollore.
Shumë shpejt u bë një aktor i njohur dhe i suksesshëm, pasi mori rolin kryesor në filmin e vitit 1983, “Risky Business”. Ai vazhdoi të luante në filmat e suksesshëm të viteve të tetëdhjeta, si “The Color of Money”, “Top Gun”, “Rain Man” dhe “Born on the Fourth of July”, për të cilin u nominua për Oscar.
Në fund të viteve të tetëdhjeta, Cruise u martua me aktoren Mimi Rogers, për shkak të së cilës filloi të shkonte në Kishës e Scientologjisë. Së bashku me John Travolta, Tom është anëtari më i famshëm i asaj organizate dhe sigurisht një nga më të zëshmit.
Karriera e tij e suksesshme vazhdoi me filmat “A Few Good Men”, “Interview with the Vampire”, “Jerry Maguire” dhe “Eyes Wide Shut”, ku luajti me gruan e tij të dytë, aktoren Nicole Kidman, për shkak të të cilës u nda nga Mimi Rogers. Çifti adoptoi dy fëmijë, Isabella (28) dhe Conor (26).
Ata i dhanë fund martesës në vitin 2001 – Kidman nuk u bashkua kurrë me Scientologjinë dhe kjo supozohet se është një nga arsyet pse ata u shkurorëzuan. Dokumentari “Going Clear: Scientology and the Prison of Belief” pohon se megjithëse Nicole nuk donte të kishte asnjë lidhje me kishën, anëtarët e kishës përgjuan telefonin e saj gjatë divorcit. Fëmijët e tyre janë anëtarë aktivë të Scientologjisë.