Lidhur me informatën se ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, në një shkollë fillore në Apatin ka prezantuar hartën e Serbisë pa Kosovën, Ambasada amerikane në Beograd ka thënë se bëhet fjalë për hartën që është në përdorim zyrtar të SHBA-së e cila njeh pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj nga Serbia, transmeton Koha.net.
Në shpjegimin e Ambasadës amerikan theksohet se dihet qëndrimi i SHBA-së ndaj Kosovës, ndërsa shtohet se në ligjëratën kushtuar shtetit Arizona në SHBA nuk është folur për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë e Kosovës.
“Harta e Serbisë që e ka treguar Ambasadori duke e krahasuar madhësinë e Serbisë me Arizonën ku është i lindur Scotti, është harta që gjendet në përdorimin zyrtar të SHBA-së. Politika e Washingtonit rreth kësaj çështje është e njohur”, është thënë nga Ambasada për Tanjug, përcjell Koha.net.