Zv.presidenti i ekipit futbollistik “Drenica”, Haxhi Reci, e ka ndjekur nga afër ndeshjen Ukrainë-Shqipëri.
Nga Praga, ai është zotuar se klubin nga Skenderaj do ta shohim së shpejti në arenën evropiane. “Së bashku ëndrrën do ta kthejmë në realitet. Drenica së shpejti në arenën evropiane”, ka shkruar ai.
Objektivi kryesor i Drenicës për këtë edicion është rikthimi në mesin e më të mirëve në Kosovë. Reci gjatë verës kishte prezantuar një plan mjaft ambicioz për privatizimin e klubit, por që në momentet e fundit nuk ishte arritur ujdia.