Së bashku për bukën e Kosovës

Prishtinë | 09 Kor 2016 | 17:16 | Nga

Moto e kompanisë “M&Sillosi” me seli në fshatin Xërxë, Rahovec po vihet në funksion të plotë të fjalës. Kolona të mjeteve të transportit të bujqve kosovarë pa shkëputur sjellin rendimentin e korrje-shirjeve 2016 në sillosët e kompanisë. Dikush për këmbim të grurit me produktet e gatshme e të tjerët për shitje.

Kompania “M&Sillosi” i ka realizuar të gjitha përgatitjet paraprake për sezonin e sivjetmë dhe sipas raporteve të para, sezoni i sivjetmë është me një bereqet më të madh krahasuar me vitet paraprake si dhe me numër shumë më të madh të buqëve që e përzgjedhin “M&Sillosin” për ta përpunuar grurin e tyre dhe për të siguruar miell për nevojat e tyre afatgjate për ushqim.

Menaxhmenti i kompanisë bën të ditur se korrje-shirjet në Kosovë tanimë ka një javë që kanë filluar, por që intensiteti i tyre është shtuar menjëherë pas festës së Fitër Bajramit dhe se rendimenti i sivjetmë është përafërsisht për 50% më i lartë se ai i vitit 2015.

Këto ishin edhe pritshmëritë e kompanisë duke u bazuar në faktin se gjatë mbjelljeve vjeshtore vitin e kaluar, bujqit e Kosovës kanë pranuar apelin e “M&Sillosit” për ta përzgjedhë farën e grurit që jep rendiment më të lartë të grurit. Edhe kushtet klimatike që kanë mbretëruar gjatë tërë kohës kanë qenë shumë të përshtatshme për kultivimin e grurit.

Po ashtu, për sa i përket kualitetit të grurit të këtij viti, zyrtarët e kompanisë theksojnë se gruri është i kualitetit të mirë, për të cilën thonë, po ashtu, se ky rezultat i kualitetit të grurit është përzgjedhja më e mirë e farës së grurit, trajtimit më të mirë me preparate adekuate si dhe kushteve të mira klimatike.

Kompania “M&Sillosi” u bënë thirrje gjithë bujqve dhe kooperativave bujqësore që funksionojnë si pika grumbulluese të mbajnë radhët për dorëzimin e grurit. E njëjta kompani ka siguruar fuqi punëtore shtesë për të përballuar fluksin e dorëzimit të grurit në mënyrën më të mirë.

“M&Sillosi” si kompani është dëshmuar në korrektësinë ndaj të gjithë bujqve, andaj kjo edhe shpërblehet me besimin e plotë që bujqit shprehin ndaj kësaj kompanie.

Menaxhmenti i “M&Sillosit” falënderon të gjithë bujqit për punën e tyre të mirë që e kanë bërë gjatë tërë vitit si dhe shpreson dhe beson se puna e mirë e tyre do të vazhdojë edhe vjeshtën e ardhshme kur edhe vjen koha për mbjellje të reja të sipërfaqeve të grurit. Duke rritur sipërfaqet e mbjella me grurë dhe duke u bazuar në punën e mirë qe e bëjnë bujqit e Kosovës, menaxhmenti i kompanisë beson se një ditë të gjithë së bashku do të arrijnë të sigurojnë bukën e Kosovës dhe t’i plotësojnë 100% nevojat e Kosovës.

M sillosi M sillosi1 M sillosi2 M sillosi3 M sillosi4

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme