Kadaj- Bujupi kërkon të hiqet kriteri i diplomës për përftim të grantëve nga bujqit

Prishtinë | 29 Tet 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Një bujk kosovar duhet të ketë diplomën e shkollës së mesme në mënyrë që të aplikojë për grante.

Kundër kësaj pike është deklaruar sot në Kuvendin e Kosovës deputetja e AAK-së, Donika Kadaj.

Kadaj ka kërkuar nga kryeministri Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa që ta heqin këtë pikë nga aplikimi për grante, sepse sipas saj një pjesë dërrmuese e bujqve kosovar nuk e kanë shkollën e mesme të kryer.

“Kam një kërkesë specifikisht për ministrin e Bujqësisë, i cili nuk qenka këtu. Nga takimet e fundit me fermer, pra vizitat në terren të cilat i bëmë në ditët e fundit kam kuptuar që është një çështje jashtëzakonisht alarmante për ta, e që lidhet me kriteret për grante”, ka thënë Kadaj.

Sipas saj gjendja e tyre ekonomike veçse është vështirësuar edhe më shumë në këtë kohë pandemie dhe si rrjedhojë nuk ka nevojë që edhe më tej të ketë kërkesa të tilla, sipas deputetes të paarsyeshme.

“Në këtë kohë pandemie nuk kam nevojë me konfirmuar sepse të gjithë e dimë që gjendja e tyre vazhdimisht vështirësohet për faktin se ata në këtë gjendje nuk kanë as ku ti plasojnë produktet e tyre sepse tregjet janë të mbyllura dhe e kanë krejt të pamundur që të realizojnë të hyra”, tha ajo.

Tek kriteret për grante ekziston një pikë, pika 17 ku shkruan kërkohet diploma e shkollës së mesme, dhe besoni se të gjithë ata që unë i vizitova në fundjavë ishin bujq të mirë që merren me bujqësi e blegtori tash e sa kohë, mirëpo nuk e kanë shkollën e mesme dhe nuk e di pse kjo duhet të jetë kriter për një bujk”, ka thënë deputetja e AAK-së përcjell Insajderi.

Kadaj edhe njëherë në përfundim të deklarimit të saj ka kërkuar që sa më parë të largohet pika 17s si kriter për të qenë fitues i një granti.

“Prandaj ju kisha kërkuar kryeministër që sot në bashkëpunim me ministrin e Bujqësisë ta rishikoni këtë çështje, sepse tani me një vendim të ri të Qeverisë me sa kuptova çdo tre muaj do të kemi thirrje me mundësi që të njëjtit të aplikojnë për grante dhe për përkrahje, dhe kjo është për tu përshëndetur, mirëpo nëse vazhdon të qëndrojë pika 17 dhe kërkohet diploma e shkollës së mesme atëherë ata përsëri do të vinë në situatë që ose mos ti gëzojnë këto të drejta ose duhet të aplikojë përmes dikujt tjetër dhe kjo është mashtrim”, ka deklaruar ajo përcjell Insajderi.org

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme