Në seancën martës në GjykatënThemelore në Prishtinë, në gjykimin ndajMillorad Gjokoviq i cili po akuzohet për krimelufte, dëshmitari Ferat Morina vazhdoi dëshminë e nisur nga seanca e kaluar, ku rrëfeu përvrasjen e E.M. (vëllait të tij), nga paramilitarëtserbë më 1999.
“Unë a kam pa kur u rrëzu… s’e kam pa kush i ka ra plumb në kry”, tha dëshmitari Morina.
Lidhur me të akuzuarin Gjokoviq, dëshmitari Morina thotë se nuk e kishte njohur se kush ka qenë, por vetëmsi figurë dhe shton se për të kishte mësuar kushështë pas luftës.
Po ashtu, dëshmitari Morina deklaroi se të akuzuarinGjokoviq, e kishte parë në vendin e ngjarjes në ditënkritike, por se nuk e kishte ditur si e kishte emrin.
Gjatë marrjes në pyetje nga ana avokati Vsilije Arsiq, mbrojtës i të akuzuarit Gjokoviq, prokurori Ilir Morina,pati kundërshtime dhe vërejtje.
“Kundërshtoj pyetjet e avokatit (Arsiq), sepse po i përsëritë pyetjet e mia, ju lutem shikone në senacën e kaluar, se unë e kam pyet”, tha prokurori Morina.
Pas kësaj, kryetari i trupit gjykues Valon Kurtaj, kërkoinga mbrojtja që pyetjet të jenë në përputhshmëri medispozitat ligjore në fuqi, si dhe të mos përsëritenpyetjet e njëjta.
Prokurori Morina sërish pati vërejtje dhekundërshtime lidhur me pyetjet e mbrojtjes, duke thënë se edhe avokati Dejan Vasiq, po i parashtronte pyetjet e njëjta.
“Gjykatë me gjithë respektin, që të mos lejoni tëpërsëriten pyetjet e mia, dikun 40% e pyetjeve që i kam bë në senacën e kalur”, shtoi prokurori.
Kurse, gjykatësi Kurtaj refuzoi përmes aktvendimit pyetjen e avokatit.
Në këtë shqyrtim gjyqësor, gjykatësi Kurtaj i ka tërhequr vërejtjen prokurorit Morina dhe avokatit Vasiq, me arsyetimin se po diskutonin në senacë pa lejen e Gjykatës.
Fillimisht, gjykatësi Kurtaj njoftoi palët në procedurë përndryshimin e përbërjes së trupit gjykues. Gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj ai tha se nuk do të jetë më pjesë e këtij shqyrtimi gjyqësor, në vend tësaj do të vazhdojë gjyktësi Vesel Ismaili.
Andaj, gjykimi filloi rishtazi dhe në pajtim me palët nëprocedurë, u konsideruan të lexuara të gjitha deklaratat, shkresat dhe provat deri më tani.
Ndryshimin e përbërjes së trupit gjykues, nuk e kundërshtoi prokurori Morina, e as mbrojtja e të akuzuarit, avokatët Vasiq e Arsiq, me të mbrotjurin e tyre.
Gjykatësi Kurtaj njoftoi se në këtë seancë prezente është edhe prokurorja Ajshe Ferati.
Në këtë seancë, ishte e paraparë të dëgjohej dhedëshmitari tjetër Halit Gashi, por gjykatësi Kurtaj, lidhurme dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë tha se do tëvazhdohet në senacat e radhës.
Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim- Komuna e Pejës dhe në fshatrat përreth regjionit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyre mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë. Akuzohet edhe për plaçkitje, djegie dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.
Në aktakuzë thuhet se nga ana veriore e fshatit Ozdrim me rrugën regjionale Pejë – Mitrovicë, kishin hyrë ushtria e rregullt dhe në fund nga ana perëndimore e fshatit Ozdrim e cila kufizohet me fshatin Vitormiricë kishin hyrë grupet paramilitare të përzier edhe me pjesëtarë të njësiteve speciale ushtarake, filluan të shtinin me armë në drejtim të popullsisë civile me ç‘rast u vranë gjashtë civilë të nacionalitetit shqiptarë: I.K Sh.K, E.M, R.Sh, Z.Sh dhe M.H, ndërsa tre civilë të cilët u plagosen nga këto të shtëna: A.G, H.G dhe M.G, fillimisht u transportuan për në spitalin e Pejës e më pastaj u ekzekutuan dhe u varrosën në fshatin Lutogllavë, si dhe pesë civil të nacionalitetit shqiptarë: R.K, Z.K, A.K, A.K, A.Sh u vranë gjatë ofensivës, por asnjëherë nuk u gjetën trupat e tyre prandaj ende figurojnë si të zhdukur.
Me këtë, Gjokoviq ngarkohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP i RSFJ-së”) si ligji në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale./BetimipërDrejtësi