S’e njohu në shtëpinë e Big Brother VIP, Olta zbulon çfarë i tha djali në shtëpi

Prishtinë | 08 Pri 2023 | 11:22 | Nga Ekonomia Online

Olta Gixhari, një nga konkurrentet më të diskutuara të Big Brother Vip e ftuar në “Më lër të flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, tregoi se si kishte reaguar djali i saj pas daljes nga shtëpia.

Aktorja kërkoi vetë daljen nga shtëpia më e famshme, pasi nuk mund të rrinte edhe më gjatë pa djalin e saj, të cilin nuk e kishte takuar që nga hyrja në Big Brother, duke qenë se finalja u shty edhe një muaj.

Olta zbuloi se ndryshe nga frika e saj, se ai nuk do ta njihte pas qëndrimit pothuajse 100 ditë, djali i kishte qëndruar afër dhe rikuperimi mes tyre ishte i shpejtë.

“Dua të them se është me shumë rëndësi duke qenë se natën e prime-it që unë dola, djali ishte pak i ftohtë, ku unë qava dhe thash se më kishte harruar, dua të them që pikërisht atë natë që unë vajta në shtëpi ai hidhej sipër krevatit, ka ndenjur zgjuar deri në katër të mëngjesit dhe thoshte: ‘Mami mami të dua shumë’”, tha Olta.

“Rikuperimi ishte shumë i shpejtë dhe për këtë jam e lumtur”, shtoi ajo.

Ajo emocionoi publikun me takimin prekës me djalin e saj, natën që la shtëpinë e Big Brother.

Ndërkohë ajo u pyet edhe për partnerin e saj dhe se si e priti ai.

Donald: A e kishte marrë malli?

Olta: Po e kishte marrë malli shumë.

Donald: A ishte rezistent?

Olta: Në ç’kuptim?

Donald: Në kuptimin mendor…

Olta: Po nga ‘mendorja’ ishte shumë mirë.

Romeo: A ishte ashtu siç e ke lënë, apo më mirë?

“Rikuperuam shumë shpejt”, tha Olta pas qëndrimit të saj 98 ditë brenda shtëpisë, ku si një lojtare e fortë, pritej të ishte një finaliste.

Të ngjashme