Së paku 13 të vrarë nga një sulm në Kamerun, dyshohet grupi Boko Haram

Prishtinë | 02 Gus 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Disa militantë të dyshuar të grrupit Boko haram i kanë vrarë së paku 13 persona dhe i kanë plagosur tetë të tjerë gjatë një sulmi me granatë në pjesën veriore të Kamerunit, bëri të ditur një burim i sigurisë.

Sulmuesit e paidentifikuar hodhën një granatë në drejtim të një grupi të njerëzve brenda një kampi për persona të zhvendosur në komunën Mozogo, afër kufirit me Nigerinë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Kryetari i komunës, Medjeweh Boukar, tha se është informuar që 13 persona janë vrarë. Një zyrtar i sigurisë që e konfirmoi sulmin tha se dy të plagosur gjithashtu kanë vdekur, duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Grupi Boko Haram që një dekadë është duke luftuar për ta krijuar kalifatin islamik me bazë në Nigeri.

Rreth 30,000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës në Nigeri, Kamerun, Niger dhe Çad.

Të ngjashme