Së paku 14 persona kanë vdekur dhe 150 janë zhdukur pasi një akullnajë është përplasur në një digë dhe ka shkaktuar vërshime masive në veri të Indisë, raporton BBC.
Diga e dëmtuar lejoi rrjedhjen e sasisë së madhe të ujit nëpër një luginë në shtetin Uttarakhand.
Shumica e të zhdukurve besohet të jenë punëtorë nga dy hidrocentrale në atë zonë.
Qindra ushtarë me helikopterë janë dërguar në zonë për t’i ndihmuar ekipet e shpëtimit.