Të paktën 40 perona janë vrarë në Irak gjatë një vale të re protestash antiqeveritare, që janë shndërruar në dhunë.
Raportet thonë se gjysma e viktimave u vranë, ndërsa po përpiqeshin të sulmonin zyrat e një grupi militantësh në dy qytete jugore.
Qindra janë plagosur në protestat mbarëkombëtare që pritet të vazhdojnë edhe këtë fundjavë.
Protestuesit po kërkojnë më shumë vende pune, shërbime më të mira publike dhe ndalje të korrupsionit.
Protestat e ngjashme në fillim të këtij muaji lanë rreth 150 persona të vdekur.