Një kompani franceze që synon të eleminojë bllokimin e udhëtarëve me automjete në trafik, ka nisur një projekt të ri uji, pasi ka testuar taksinë e saj fluturuese ‘SeaBubbles’ në lumin Seine.
Pas një mosmarrëveshjeje me autoritetet vitin e kaluar, që pas testimit u zhvendos në Zvicër, firma e teknologjisë në fund mori projektin e ri në ujë në kryeqytetin francez.
“SeaBubbles” është pjesë e makinerisë detare dhe pjesë e aviacionit, me mjetin e çuditshëm që mund të ngrihet deri në 70 cm mbi ujë. Dyert e saj janë si krahët e gurëve në miniaturë, ndërsa ato lëvizin falë sistemit të baterive elektrike.