Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, pritet të caktohet në fund të prillit.
Kështu ka thënë Nicolas Guillou, gjatë seancës së sotme.
“Besoj se do ta planifikojë e do ta ftojë konferencën e radhës për ecurinë e çështjes në fund të prillit”.
Guillou gjatë konferencës tregoi për çështjen e hetimeve, ndërsa ka përmendur se një ekip i Prokurorisë është në Kosovë e po merret me hetimet dhe se një ekip tjetër planifikohet të vijë.
Ndërkaq nga mbrojtja është folur për vështirësitë në lidhje me hetimet që ka shkaktuar pandemia. Ndër të tjera është thënë se mendojnë se do t’i përmbahen afateve të caktuara me kalendar.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar është thënë se dosja paraprake pritet të dorëzohet sipas afatit më 9 prill dhe po ashtu siç është caktuar me kalendar pritet të dorëzohet dosja te trupi gjykues më 30 qershor.