Sot, e premte në orën 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë plenare.
Ndër 13 pika të rendit të ditës, është planifikuar interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Interpelanca bëhet sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për rastin e Astrit Deharit i cili vdiq në burgun e Prizrenit në vitin 2016.
Rendi i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
4. Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
5. Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
11. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
12. Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
13. Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore