Vazhdimi i seancës konstituive u ndërpre sot pasi kandidatja për nënkryetare të Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku nuk i mori votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.
Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi pro emrit të Vlora Çitakut, teksa PDK pas kësaj lëshoi sallën e Kuvendit.
Kuvendi i Kosovës ka njoftuar vazhdimin e seancës konstituive sot në ora 14:00.