Seanca e paraparë për ditën e nesërme ku pritej votimi i Demarkacionit është shtyrë për datën 20 shkurt.
Kjo shtyrje është bërë me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj drejtuar kryeparlamentarit Kadri Veseli.
Sot, në mbledhjen e Qeverisë, është votuar marrëveshja e Presidentit të Kosovës dhe atij të Malit të Zi që obligon dy palët në rishkim të marrëveshjes pasi e njëjta të ratifikohet.
Ndërsa Haradinaj nuk u shpreh i sigurtë që i kanë votat për miratim të kësaj marrëveshje, e cila pritet që të shkojë para deputetëve së bashku me aneksin e dakorduar në mes të presidentit dhe Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Filip Vujanovic.
“Mund të ndodhë që seanca të mos mbahet nesër. Gjatë javës do të kemi numrat. Besoj se i kemi nurmat për shkak se e drejta e Kosovës në territor është respektu”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.