Kuvendi i Kosovës e ka nisur seancën e saj me një minutë heshtje në nderim të jetës dhe veprës së aktores kosovare, Leze Qena, raporton Ekonomia Online.
Të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për të nderuar aktoren Qena.
Leze Qena ka vdekur sot në moshën 85 vjeçare, ku prej kohësh ishte e shtrirë në QKUK.
Në sallën e Kuvendit të Kosovës janë prezent 106 deputetë.
Seanca e sotme po zhvillohet midis pandemisë globale të Coronavirusit, gjë që ka bërë që ulja e deputetëve në sallë të bëhet në mënyrë që të respektohen rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, ndër to edhe të respektohet distanca prej dy metrash në mes të personave – që mund të jetë problematike.
Shkarkimi i Agim Veliut dhe mosheqja e plotë e taksës 100% ndaj produkteve serbe, që sipas LDK-së rrezikon raportet me SHBA-të, bënë që kjo parti ta iniciojë mocionin e mosbesimit që mbështetet edhe nga partitë opozitare, PDK, AAK dhe Nisma.