Seanca e jashtëzakonshme e filluar rreth orës 10 do të vazhdojë në ora 16:30, ku e vetmja pikë e rendit të ditës ishte votimi i ekipit negociator për dialog me Serbinë, që do të kryesohet nga Fatmir Limaj, raporton Ekonomia Online.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra e Kryetarit të Kuvendit. Të njëjtën gjë e kanë konfirmuar edhe disa deputetë.
Ata kanë thënë se me email dhe sms janë njoftuar që seanca do të rifillojë në ora 16:30.
Seanca e thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj ka filluar rreth një orë me vonesë për të vazhduar më pastaj me deklarimet e grupeve parlamentare.
Grupet Parlamentare të PDK-së, AAK-së, Nismës dhe 6+ kanë përkrahur këtë delegacion. Ndërsa partitë opozitare LDK-së, PSD-së dhe VV kanë bojkotuar këtë seancë.