Kryesia e Kuvendit ka marrë vendim që të enjten të mbahen seanca e radhës në të cilën do të përfundojnë pikat e mbetura nga seancat e mëparshme. Po në këtë ditë do të mbahet edhe një seancë e re.
Sipas Ahmet Isufit, nga AAK-ja lidhur me interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, tha se do të mbahet një takim tjetër për të vendosur ditën, raporton Ekonomia Online.
“Sot në mbledhjen e Kryesisë u mor vendim që të vazhdojmë pikat e mbetura nga seancat e kaluara që do të trajtohen në ditën e enjte në Kuvend. Për interpelancë do të shihemi më vonë”.
Edhe pse në pikat e rendit të ditës të përcjella nga zyra për informim e Kuvendit ishte edhe shqyrtimi i interpelancës së Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione.
Seanca do të mbahet me këto pika të rendit të ditës:
1. Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, znj. Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
11. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
12. Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
13. Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.