Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka dhënë se personalisht e mbështet ftesën e Adem Mikullovcit qe seanca të mbahet të enjten.
Megjithatë, ka thënë se kryesuesi herë me hajgare e herë me seriozitet nuk e ka idenë se çfarë është duke bërë.
Në këtë situatë, ish gazetari e ka lutur PAN-in qe ditën e enjte të shkoj në seancë me emrin e kandidatit për kryeparlamentar.
“I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Përndryshe po përgatitemi për zgjedhje të jashtëzakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas fytyre për me dale edhe me kerku vota”, ka shkruar Zeka në ‘Facebook’.
Postimi i plotë i Zekës:
Personalisht mbeshtes ftesen e Adem Mikullovcit
Prej qe ka filluar seanca e pare e Parlamentit, komedia “Kafeneja jone”, me kryepersonazhin Adem Mikullovci, po ece per mrekulli. Ademi, here me hajgare, here me seriozitet, as qe e ka idene se çfare eshte duke bere. Thjeshte, po tregon se eshte sinonimi me i mire i nje shoqerie feudale, turkofile, me traditen qe Bali i Shpise, mundet me tredhe miza ne parlament, edhe ne me ja mbajte zhagun.
Krejte keto marrezira po ndodhin per shkak te vakumit ligjor, ngase parlamentin e kane mbipopulluar çoban, te cilet ne kushte normale, nuk do duhej kaluar neper fermat e dhive, pa le ma te tallen kaq paturperisht me elektoratin.
Si do qofte, e kisha lutur PAN-in, qe mos te kerkoje qime ne tlyne, po te vije diten e enjte me emrin e kandidatit, edhe te ecim me tutje. I madhi, dhe i mençuri, duhet me leshu pe. Perndryshe po pergaditemi per zgjedhje te jashtezakonshme, po nuk e di se cili prej neve ka me pas ftyre per me dale edhe me kerku vota?!!!