Seanca të reja për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3”

Prishtinë | 13 Qer 2019 | 10:35 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Themelore Publike në Shkup sot janë caktuar tre seanca të reja gjyqësore për lëndët “Titanik” dhe “Titanik 3” të Prokurorisë Speciale Publike.

Rasti “Titanik” që ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore gjendet në procedurë dëshmuese dhe nxirren materialet dëshmuese të propozuara nga PSP.  Bëhet fjalë për rreth  5.900 materiale dëshmuese, si kërkesa për dhënien e letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, fragmente nga llogaritë, vërtetime dhe dokumente tjera dhe dëshmi për keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës nga viti 2013.

Përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili është në arratisje në lëndën “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashjakovska.

Ata dyshohen për shoqatë kriminele, shkelje të së drejtës së votimit,  shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Në lëndën “Titanik 3” të akuzuar janë Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI-ja, të cilët akuzohen se si anëtarë të Komisionit Komunaë Zgjedhor në Çair  në zgjedhjet lokale të vitit 2013 e kanë shkatërruar materialin zgjedhor.

Procedura filloi sërish më 15 mars të këtij viti pas emërimit të gjykatëses Marija Kletiçka për gjykatëse të re në lëndë, prejse gjykatësja Ola Ristova e cila e ka udhëhequr rastin, në shkurt të këtij viti kërkoi tërheqje nga lënda.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme