Seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Tortura”

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot janë caktuar seanca të reja për rastet “Titanik” dhe “Tortura”, të cilat nga PSP mori kompetencat për procedim të mëtejshëm Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Rasti “Titanik” ndodhet në procedurën e dëshmive dhe udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova.

Rasti “Tortura” ku bëhet fjalë për mënyrën e arrestimit të Ljube Boshkoskit në vitin 2011, ndodhet në procedurën e paraqitjeve të dëshmive. Rasti udhëhiqet nga gjyqtarja Aleksandra Ristevska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori Ljubomir Lale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme