Seancë për heqjen e imunitetit të Berishës, forca të shumta policore para Kuvendit të Shqipërisë

Prishtinë | 21 Dhj 2023 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Sot do të mbahet seanca plenare për heqjen e imuniteti të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës pas kërkesës së SPAK dhe pas shqyrtimit të çështjes në Këshillin e Mandateve.

Ndërkaq nga ana tjetër Berisha ka paralajmëruar protesta para Kuvendit. Nisur nga paralajmërimi forca të shumta policore janë mbledhur para Parlamentit, duke qenë se mund të ketë tensione.

Burime për Euronews Albania, bëjnë  me dije se në Kuvend kanë mbërritur deputetët socialistë. Nuk dihet nëse në seanca do të ketë ndonjë nga opozita.

Të ngjashme