Sefaj: Mos e politizoni rastin e Gashit, Policia po merret me rastin

Prishtinë | 26 Jan 2018 | 12:00 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, para deputetëve kur po mbahet interpelanca për gjuajtjen me armë të zv.kryeministrit Dardna Gashi në një aheng, tha se Kuvendi nuk duhet të përzihet në sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, Policia e ka kryer detyrën  dhe janë proceduar të gjitha veprimet e nevojshme të këtij rasti e tani lënda është në duart e prokurorisë.

Sefaj ka shtuar se kjo temë nuk duhet të trajtohen me terminologji folklorike se në raste të tilla ka pasur edhe viktima.

“… është mirë që të mos përdorim terminologji folklorike. Ligjet janë të mira dhe dihet të zbatohet. Nga të gjithë. Policia ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme dhe është në duart e prokurorisë mendoj që të gjithë duhet të trajtohen nga rendet e drejtësisë”.

Të ngjashme