Sefaj thotë se do të angazhohet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Prishtinë | 17 Tet 2017 | 12:16 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Flamur Sefaj para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shpalosur planet dhe objektivat të dikasterit që ai drejton.

Ministri Sefaj tha se caqet të cilat i ka venë ministria për të vepruar i kanë ndarë në tri fusha, raporton Ekonomia Online.

Synim sipas tij, do të jetë lufta kundër krimit të organizuar e terrorizimit. Ai nuk la pa përmendur edhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, madje tha se do të angazhohet për këtë çështje.

“Për realizimin e caqeve madhore që janë edhe obligime themelore kemi paraparë aplikimin dhe zbatimin e caqeve në tri fusha. Edhe unë vij nga jashtë dhe kam pasur rastin të shoh vetëm nga jashtë dhe këto caqe”.

“Prioritet që kanë të bëjnë me punën e MPB lufta e krimit të organizuar lufta kundër terrorizmit kontrolli i radikalizmit e dhunës. Punën që duhet të bëhet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Duke inshikuar këto objektiva nganjëherë po mbeten mbrapa për t’i përmirësuar standardin jetës së qytetarëve dhe kemi punë që duhet të bëhen për të mirën e qytetarëve që bashkërisht mund t’i arrijmë”.

“Problem shumë i madh është për mua edhe aksidentet që po ndodhin në trafik. Jemi duke punuar në këtë drejtim me ministritë që janë të kyçura në këtë sferë dhe po bëjmë një punë e mirë”.

Ishte Rexhep Selimi, deputetët i VV-së, që kërkoi nga ministri që në mbledhjet e ardhshme të paraqes para komisionit procesin e gradimit të nivelit të lartë në Policinë e Kosovës gjatë kohës kur nuk kishte mbikëqyrje parlamentare. Selimi tha që kanë dyshimet e tyre lidhur me këtë çështje.

Xhelal Sfeqla, deputetët i VV-së, tha se së pari ministri duhet të hetoj zyrtarët brenda ministrisë që ai drejton të cilët janë të përfshirë në korrupsion.

“Tha se vendi jonë ka nevojë për reforma të thella resori juaj ka për rregullim të brendshëm dhe kërkoj nga ju që të na dorëzohet organografi në mënyrë që mbikëqyrja parlamentare të jetë më e suksesshme. Ju këshilloj që të hulumtoni për përfshirjen e zyrtarëve të juaj në korrupsion. Nesë ju keni probleme të tilla brenda resorit juaj atëherë lufta jonë e të gjithëve do të jetë e kotë”.

 

 

Të ngjashme