Sejdiu: Bashkëpunimi LDK-VV, rruga e vetme drejt shpëtimit

Prishtinë | 22 Gus 2019 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, sërish ka kërkuar koalicion mes LDK-së dhe VV-së.Teksa e ka folur për rrëzimin e Kuvendit, Sejdiu ka thënë se “ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i”.

Ai ka shtuar se bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.

Shkrimi i plotë:

Kur ndodhë diçka shumë e keqe (ndonjë tragjedi), populli zakonisht thotë “mos raftë me u harru”. Me përfundimin e mandatit të kësaj legjislature, e me të edhe kapitulimin e qeverisë së Vuqiqit në Kosovë, besoj që është mirë të thuhet “mos raftë me u harru kjo legjislaturë e qeveri”.Fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i. LDK dhe LVV duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak, dhe të veprojnë për Kosovën. Përkundër investimeve nga forcat e errëta (nga jashtë e nga brenda këtyre partive), e mira e përgjithshme e vendit na detyron që të bëjmë presion tek ato që bashkërisht të sigurojnë fitoren e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.Le të garojmë bashkë për shpëtim!

#ZgjedhjetJanëZgjidhje #LDKdheVVbashkë #LDK #VV

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme