Sejdiu e fton në debat Abrashin, ia numëron 12 “shpifje”

Prishtinë | 06 Nën 2017 | 13:38 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, ka thirrur një konferencë për medie për t’i sqaruar disa deklarata të kandidatit për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi.

Dardan Sejdiu, aktualisht deputet i Vetëvendosjes, ka radhitu 12 “shpifje” të Arban Abrashit kundër Komunës, të cilën e drejton Shpend Ahmeti. Ish-nënkryetari e ka ftuar kandidatin e LDK-së për  një ballafaqim në debat, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu ka thënë se derisa Shpend Ahmeti po mundohet të jetë në çdo lagje, kundërkandidati Abrashi po shfaq paditurinë në qeverisjen lokale.

‘’ Në vitin 2014-2017, komuna i ka humbur 80 mijë euro. Ndërsa Komuna e Prishtinës e ka shpenzuar tërë buxhetin e ndarë dhe i ka shpërndarë të gjthë nga taksat. Struktura e buxhetit ka qenë 40 përqind e shpenzimeve operacionale. E para koncept të shpenzimeve operacionale nuk ka. Fatkeqësisht një kandidat duhet të dij se kufijtë buxhetor i cakton Ministria e Financave. Sugjeroj Abrashin, të lexoj dokumentet që i ka lëshuar Hoti’’, është shprehur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu.

Ndër të tjera nënkryetari i Prishtinës nuk e ka lënë pa e komentuar edhe çështjet e biznesit në kryeqytet.

“Ne bashkë me Kryetarin Shpend Ahmeti, edhe në raundin e parë të fushatës, e edhe tash para fushatës së raundit të dytë, po i shpërfaqim punët që kemi bërë gjatë katër viteve, si dhe po shpalosim programin tonë konkret, të realizueshëm, përmes të cilit do të vazhdojmë me zhvillimin e Prishtinës në katër vitet e ardhshme. Në anën tjetër, kandidati i LDK-së, Arban Abrashi, po vazhdon ta shpërfaqë paditurinë e tij në raport me qeverisjen lokale. Në intervistat ku ka marr pjesë deri tash, ai s’ka thënë asgjë tjetër, përveç shpifjeve, 12 nga të cilat i kemi listuar për konferencën e sotme”, tha Sejdiu.

“Duke i dëgjuar të gjitha këto në intervistat e tij të ditëve të fundit, tani e kemi shumë të qartë arsyen pse Abrashi nuk del në debat me Shpendin. Cektësia në mendim e ide, që kamuflohet me shpifje, ia bën atij të pamundur përballjen me programin tonë qeverisë”, u shpreh ai.

Më tej, Sejdiu i komentoi secilën prej këtyre “shpifjeve”.

Me shkronja të mëdha janë citimet nga shpifjet e Abrashit, kurse poshtë secilës janë komentet dhe faktet nga Dardan Sejdiu.

12 “shpifjet” e Arban Abrashit

1. AUTOBUSËT NUK JANË TË RINJ
Autobusët janë prodhuar në vitin 2016 në fabrikën e gjigantit IVECO në Republikën Çeke. Kjo dokumentohet përmes DUD-it doganor. IVECO dhe BERZh mund ta padisin për shpifje.

2. STRUKTURA E BUXHETIT NË VITIN 2013 KA QENË DIKU RRETH 40% PËR SHPENZIME OPERACIONALE DHE 60% PËR SHPENZIME KAPITALE. NË VITIN 2017 KJO NDRYSHON NË 60% SHPENZIME OPERACIONALE E 40% NË SHPENZIME KAPITALE
Së pari, kategori “shpenzime operacionale” nuk ekziston në nivel lokal. Një kandidat për kryetar duhet ta dijë se kufijtë buxhetor përcaktohen nga Ministria e Financave. Sa është buxheti për paga, e sa për investime kapitale, i cakton Ministria e Financave. E në qoftë se ka pasur ndryshim, këtë pra e ka bërë Avdullah Hoti si ministër. Kjo vërtetohet me Qarkoren Buxhetore 2018/02 për Komuna, të përpiluar nga Hoti.

3. TRANSPARENCA KISH NDODH VETË, SEPSE KA NDODHUR DIXHITALIZIMI I TËRË SISTEMIT TË ADMINISTRATËS PUBLIKE
Komuna e Prishtinës është e vetmja komunë që e ka platformën Open Data (https://opendata.prishtinaonline.com/) me çdo informatë e dokument të publikuar. KDI, INPO, D4D, janë vetëm disa nga organet e shoqërisë civile që e kanë shpallur Komunën tonë si institucionin më transparent në Republikën e Kosovës.

4. NJË NUMËR I MADH I BIZNESEVE KANË SHPREHUR SHQETËSIME DHE JANË DETYRUAR QË TË ZHVENDOSEN JASHTË PRISHTINËS SI NË FUSHË KOSOVË, LIPJAN, GRAQANICË, PËR SHKAK TË TAKSAVE TË MËDHAJA QË I KANË NË PRONAT E TYRE
Komuna e Prishtinës e ka numrin më të madh të bizneseve të regjistruara në Republikën e Kosovës. Që nga viti 2013 ka rritje të numrit të bizneseve që operojnë në Prishtinë, dhe kërkesa të shtuara për leje të ndërtimit. Kjo dëshmohet edhe në vjetarin statistikor të Republikës së Kosovës.

5. LIGJI KA NDRYSHUAR NGA VITI 2012 KU TAKSAT MERREN NGA TATIMI NË PRONË. PRIZRENI E KA BËRË KËTË PUNË, POR KOMUNA E PRISHTINËS NUK E KA PASUR VULLNETIN TË MERRET ME KËTË PUNË
Kërkesa ne Qeveri për linjën buxhetore për të mbledhur të hyrat nga faturimi për mbeturina është bërë që nga viti 2016, dhe qeveria e kaluar e udhëhequr nga LDK nuk na ka lejuar një gjë të tillë .

6. NË VITIT 2014-2017, KOMUNA I KA HUMBUR MBI 80 MILIONË EURO
Për 4 vite, Komuna e Prishtinës nuk e ka humbur asnjë cent. E ka shpenzuar tërë buxhetin e ndarë nga Grantet qeveritare, dhe i ka shpenzuar të gjitha paratë e mbledhura nga taksat.

7. NGA 130 VETËM NË SEKTORIN E ARSIMIT, 119 JANË NGA QYTETET E TJERA, DHE NUK ARRIJNË ME KOHË NË PUNË SEPSE VONOHEN RRUGËS DERI SA TË VIJNË NGA QYTETET TJERA
Që nga viti 2013, në sektorin e arsimit janë punësuar mbi 300 persona, nga të cilët 70% janë nga Prishtina. Për dallim prej qeverisjes së LDK-së, të punësuarit nën qeverisjen tonë e kanë shumë më të lartë notën mesatare.

8. BERZH NË KUADËR TË KONTRATËS QË KA PASUR ME QEVERINË, EDHE PËR PRISHTINËN, E KA BËRË STUDIMIN E FIZIBILITETIT DHE PRESIM REZULTATET NGA AJO SE SA ËSHTË KËRKESA PËR TRANSPORT NGA AEROPORTI PËR NË PRISHTINË
BERZh ka financuar Komunën e Prishtinës për Planin e Mobilitetit dhe kjo punë ka përfunduar. Linja për aeroport është propozuar si pjesë e këtij projekti.

9. PROBLEMI I NËNSHKRIMIT TË AVDULLAH HOTIT PËR AUTOBUSËT KA QENË TEK KOMUNA, PËR SHKAK SE KUVENDI KOMUNAL DUHET TË MARR OBLIGIM. AI S’KA MUNDUR TË NËNSHKRUAJË DIÇKA QË NUK VJEN PREJ KUVENDIT KOMUNAL
Garancionin e Svranitetit e jep vetëm Kuvendi i Republikës së Kosovës me propozim të Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Financave.

10. KËTA NUK KANË BASHKËPUNUAR AS ME KUVENDIN KOMUNAL E AS ME QEVERINË
Qeveria e LDK-së nuk e ka kaluar Ligjin për Prishtinën; nuk ka investuar fare nga buxheti qendror në Prishtinë dhe nuk ka filluar asnjë procedurë për kalimin e Pallatit të Rinisë nën pronësinë e Komunës edhe pse e kanë kërkesën e Kuvendit Komunal që nga maji 2016.

11. NUK KANË BASHKËPUNUAR ME KOMUNITETIN E DONATORËVE
Komuna e Prishtinës është komuna që ka pranuar numrin më të madh të donacioneve dhe granteve nga donatorë të ndryshëm në Republikën e Kosovës.

12. EDHE ATY KU KANË PASUR QASJE, SI NË NPB, NUK ËSHTË SE KANË BËRË NDONJË PUNË TË MIRË
Ndërmarrja Publike Banesore në vitin 2013 ka mbyllur vitin me 3 mijë euro fitim, ndërsa në vitin 2017 ka mbi 250 mijë euro fitim, me bilanc pozitiv prej 1 milion eurosh.

Të ngjashme