Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka thënë se vendimi për rritjen e pagave të Qeverisë së Kosovës është bërë për interesa personale.
“Ky vendim është marrë për interesin personal të kryeministrit, ministrave dhe armatës së zëvendësministrave, kurse sa i përket gjyqtarëve dhe prokurorëve rritja e pagave ka për t’u bërë në mënyrën e duhur, sepse e kemi Ligjin për Gjykatat që ta bëjmë ke këtë”.
“Në aspektin moral ke shërbyesit civilë që ende s’e kanë marrë rritjen që ju takon me ligj. A e di kryeministri që ushtarët e FSK-së mbi një vit nuk e kanë marrë kujdestarinë, sikurse mjekët”, ka thënë Sejdiu.
Me vendimin nga kryeministri për t’ia rritur pagën vetes, Sejdiu, ka thënë se kryeministri i ardhshëm mund t’ia bëjë vetes rrogën milionëshe.
“Rruga është bërë që kryeministri i ardhshëm të thotë se meritoj rrogë 20 milionë euro”.
“Në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese shihet se ka pasë moskuptim në esencë se çfarë po ndodhë. Në një anë thuhet se nuk është çështje kushtetuese, në anën tjetër është trajtuar. A ka drejtë qeveria të marrë vendim për rritje të pagave, është pikë ku është bërë shmangie”.
“Efektet e aktgjykimit, që paraqet precedent goxha të rrezikshëm. Besoj sinqerisht se në këtë rast është dashtë të vendoset që Kuvendi është ai i cili që vendos për shpenzimin e parasë publike”.
“Anoj ka vendimi mospajtues, sesa ka aktgjykimi”./klankosova