Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu, tha se KEK-u është fajtor kryesor për ndotjen e ajrit. Sejdiu në fjalën e tij gjatë vazhdimit të seancës së jashtëzakonshme rreth ndotjes së ajrit, ka thënë që zgjidhja e këtij problemi është e “rëndë’.
“Këtë aferë korruptive e ushqen ekzekutivi ynë i paaftë ku qëllimi i kësaj është që të duken se po bëjnë diçka. KEK-u është qendër e krimit dhe korrupsionit dhe keqmenaxhimit në kuptimin e plotë të fjalës. Kur vidhen paratë e KEK-ut nuk mbesin para për të instaluar filtra dhe kur nuk ka filtra ka vrasje të qytetarëve nga ndotja”.
Ndërsa sa i përket vendimit të ri për veturat, Sejdiu ka thënë që ato po e shkatërrojnë më shumë ajrin.
“Veturat që qëndrojnë me orë të tëra ne kolona nuk janë zgjidhje prandaj ndërpreni këtë abuzim të qytetarëve menjëherë”.