Deputeti Korab Sejdiu, në seancë e Kuvendit tha se është i shqetësuar me raportimet e medieve se Mali i Zi ka filluar që të menaxhoj me kufirin mes dy shteteve edhe në pjesë e Kosovës.
Sipas tij, marrëveshja ende nuk është ratifikuar dhe shteti fqinjë nuk ka mundësi që të menaxhoj me këtë pjesë.
“Besoj që kryeministri do të na e sqarojë këtë, pasi që e dimë që Demarkacioni me Malin e Zi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë Sejdiu.
Mali i Zi, njëanshëm, i kontrollon edhe tetë mijë hektarët e territorit të Kosovës që pretendohet t’i kenë kaluar fqinjit perëndimor nëpërmjet Marrëveshjes së firmosur nga Qeveria e mandatit të shkuar, dokument që nuk ka kaluar procedurat kushtetuese për të hyrë në fuqi.
Shpejtim Bulliqi, kryetar i Komisionit, e ka konfirmuar këtë.