Sejdiu kritikon LDK-në e VV-në: Vetëm po ankohen, ne nuk bëhemi pjesë e Qeverisë

Prishtinë | 02 Shk 2019 | 11:10 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefi i Grupit Parlamentar i Parisë Socialdemokrate, Dardan Sejdiu, ka bërë të ditur para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, se nuk bëhet pjesë e Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu tha se pas 20 vjetësh po bëhet Ligji për Pagat, që e sistemon administratës publike.

Ai përmendi kushtet të cilat janë përmbushur nga ekzekutivit, sipas tij, ka mbetur vetëm një për numrin e këshilltarëve dhe zëvendësministrave për të cilën është duke u punuar.

Sa i përket asaj që a do të bëhen pjesë e Qeverisë, Sejdiu tha se në asnjë rrethanë, nuk bëhen pjesë e qeverisjes.

“Jo në asnjë rrethanë. PSD ka sjellë frymë të re opozitarizmit. Në mundësi të veta sjellë ndryshime. Nuk do të jemi pjesë e qeverisë, ne kushtëzojmë Qeverinë që të sjellin ligje të mira”, tha Sejdiu.

“Për neve është e rëndësishme që Kosova pas 20 vitesh të bëhet me ligj të pagave, është e rëndësishme të bëhet ligji për dialog. Nesër ndoshta opozita mund ta rrëzojë qeverinë”, shtoi Sejdiu, raporton Ekonomia Online.

Sejdiu tha se janë deponuar në korrik nënshkrimet për rrëzimin e Qeverisë, ai kritikoi partitë e tjera, të cilat tha se s’po japin nënshkrime por vetëm po ankohen.

“Në korrik i kam deponuar nënshkrimet, nuk besoj që ka arsye të bëhet kjo pyetje, pyetja duhet të jetë pse tjerët s’po japin nënshkrime por vetëm po ankohen”, u shpreh Sejdiu.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/751784631854180/

Të ngjashme