Sejdiu: Kurti po thotë se jemi në dialog për marrëveshje dhe jo për kompromise sepse ato i kemi bërë

Prishtinë | 23 Qer 2021 | 21:38 | Nga Ekonomia Online

Opinionisti Dardan Sejdiu në emisionin Rubikon në Klan Kosova ka thënë se nuk janë të befasishme ato që u panë sot në konferencën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Francës, Emmanuel Marco.

Sipas Sejdiut mënyra e transmetimit të mesazheve nga kryeministri Kurti është duke bërë pak dramë, pak emocion, pak përformancë përtej kuptimit të pozicionit në të është Kosova teksa thotë se më e rëndësishmja është që Kurti si kryeministër është duke e kuptuar që dialogu është temë që do të jetë në agjendë e secilit kryeministër me peshë dhe secilit president me peshë.

“Unë duhet ta them që bota prej 14 shkurtit ka ndryshuar, jo pse Kurti është zgjedhur kryeministër por sepse Kina dhe pozicionet e sigurisë janë pozicione që SHBA-të po i qasen edhe Evropës edhe Gadishullit Ballkanit por edhe secilit shtet veç e veç”, është shprehur Sjediu, njofton Klankosova.tv.

Tutje, Sejdiu pozicionin e kryeministrit të Kosovës e sheh në rregull pasi që sipas tij, deri tash Serbia dialogun e ka shndërruar në qëllim ndërsa dialogu është instrument.

“Kurti si kryeministër po thotë se përderisa ky është pozicioni i Serbisë atëherë edhe ky është pozicioni im. Pra, me këtë dalim prej këtij rrethit ku Serbia thotë se ne jemi në dialog, ndërsa Kurti po thotë se nuk pranohet më pozicioni i Serbisë që ajo të jetë vetëm në dialog pa idenë e një arritje të një marrëveshje përfundimtare dhe se nuk bëjmë kompromise sepse kompromiset i kemi bërë”.

Të ngjashme