Ish deputeti Korab Sejdiu, ka sfiduar dy kandidatët për kryeministër Vjosa Osmani, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Sejdiu me këtë rast dëshiron të dijë 10 veprimet e tyre për funksionalizimin e drejtësisë gjatë një mandati.
Ai shtoi se për kandidatët e tjerë nuk të ia dijë sepse atyre nuk iu konvenon sundimi i drejtësisë.
Korab Sejdiu nuk do të jetë kandidat nga asnjë parti politike për deputet.
“Përtej retorikës politike, bash do të kisha dëshirë të dëgjoja për 10 veprimet konkrete kryesore që kandidatët për KM #VjosaOsmani dhe #AlbinKurti do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend. Mirëpo taman konkrete, e jo deklarata të përgjithshme programore!
PS Deklarimet e kandidatëve të tjerë nuk po më interesojnë sepse e di qe nuk iu konvenon fare sundimi i së drejtës!”