Sejdiu: S’ka liberalizim pa shkuar hajnat në burg

Prishtinë | 01 Sht 2016 | 12:33 | Nga Albulena Misini

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës Dardan Sejdiu gjatë fjalimit në protestë tha se qe një vit i kanë sjellë argumente Qeverisë së Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi.

Ai theksoi se demarkacioni nuk ka lidhje me liberalizim të vizave.

Sejdiu u shpreh se  “ne nuk jemi kundër marrëveshjes por kundër faljes së tokave tona, për 12 muaj ne i kemi argumentuar kësaj Qeverie se kjo marrëveshje nuk është e mire ndërsa asnjë argumente Qeveria nuk e ka sjellë, po ja falin tokën pa asnjë argument”.

“Po arrestojnë qytetarët vetëm për të na frikësuar. Nuk frikësohemi, jemi bashkë në shesh…”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Ali Lajçi, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se kanë dalë për të protestuar, sepse qe tri vjet po e kundërshtojnë këtë marrëveshje, e cila sipas tij është e gabuar.

“Deputetët e Kuvendit janë të obliguar ta kryejnë obligimin e tyre që mos ta votojnë demarkacionin. Nëse e votojnë do të mallkohen për jetë e mot… do t’ju ndjek një hije e zezë”, ka thënë Lajçi.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme